Skip to content

Avioni i nisur nga Kosova, aksident ne Stamboll, cfare thone autoritetet per pasagjeret

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një incident ajror ka ndodhur sot në Aeroportin “Sabiha Gökçen” në Stamboll, ku një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga rruga e taksimit menjëherë pas aterrimit.

Avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës.

Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, duke zbritur përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e rrëshqitësve emergjentë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar rrugëtimin e tyre nga aeroporti drejt destinacioneve përkatëse.

Lexo gjithashtu:  Nderron jete personazhi me influence ne rrjet

Në një deklaratë të saj, kompania AJet ka konfirmuar se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur zonën.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka bërë thirrje që në rast nevoje qytetarët të kontaktojnë për ndihmë:

Lexo gjithashtu:  Zbùlohèn pámjet e fùndît të Krîstît në BBV pára pèrjáshtîmît: Gjèsti prèkës î Brîkènës

 

Një avion pasagjerësh i kompanisë AJet, që operonte fluturimin Prishtinë–Stamboll, ka dalë nga pista pas uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Sabiha Gökçen në Stamboll.

Avioni i tipit Boeing 737-800, që u ul në pistën e re 06R/24L, doli nga aksi i taksimit dhe përfundoi në një terren të butë menjëherë pas prekjes së tokës. Si pasojë e incidentit, kompania menaxhuese e aeroportit publikoi një NOTAM, duke njoftuar se pista 06R/24L është mbyllur për trafik deri në njoftimin e radhës, shkruan portali airporthaber2.com

Mbyllja e pistës ka shkaktuar vonesa gjatë orëve të ngarkuara të operimit, ndërsa disa avionë janë detyruar të bëjnë pasim.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet emri i këngëtarit që do të marrë pjesë në Big Brother VIP Albania 5

Ekipet e emergjencës dhe teknike të aeroportit janë dërguar menjëherë në vendngjarje. Aktualisht po vazhdojnë punimet për largimin e sigurt të avionit nga terreni ku ka mbetur i bllokuar. Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për të lënduar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se pista do të mbetet e mbyllur për operime deri në përfundimin e operacionit të shpëtimit. Ndërkohë, hetimet për incidentin po zhvillohen paralelisht nga SHGM (Drejtoria e Aviacionit Civil të Turqisë) dhe nga administrata e aeroportit.

 

Published inNews