Skip to content

Përgjaket sheshi i lojërave! Qëllohet me armë 16-vjeçari, policia blindon zonën

Një 16-vjeçar u plagos me armë zjarri në një shesh lojërash në lagjen Weilimdorf të Stuttgartit, pas një përleshjeje midis 10 deri në 15 personave të rinj, raportojnë media gjermane.

Policia reagoi menjëherë me një operacion të madh, duke dërguar 18 automjete policore dhe duke rrethuar zonën për të mbledhur prova. Hetuesit kriminalë kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkaqet e incidentit dhe identitetin e personave të përfshirë.

Lexo gjithashtu:  Hyn në fuqi vendimi – Përfitim i madh për shqiptarët që lëvizin në Europë

16-vjeçari i plagosur u gjet më vonë në lagjen Nordbahnhof, rreth 7 kilometra larg vendit të përleshjes. Autoritetet konfirmuan se gjendja e tij shëndetësore nuk është në rrezik për jetën.

Lexo gjithashtu:  Situata del jashtë kontrollit! Nisen me urgjencë zjarrfikëset nga Tirana, ja zona e njohur që po pushtohet nga..

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim e sipër dhe po analizohen pamjet nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e qytetarëve për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Lexo gjithashtu:  Sinjali 'bombe' nga SHBA - Zyrtari i lartë amerikan refuzon takimin me Ramen e Berishen, takim special vetem në SPAK
Published inNews