Skip to content

Ne e thamë por nuk na besuat! Ajola Xoxa shtátzanë me binjakë! Ja si ia arriti ‘qëllimit’

Sipas raportimeve të publikuara nga JOQ Albania, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, mësohet të jetë shtatzënë me binjakë. Po sipas të njëjtave burime, Xoxa thuhet se ndodhet në muajin e katërt të shtatzënisë, e cila dyshohet të jetë realizuar përmes metodës së fertilizimit in vitro (IVF), pas disa përpjekjeve të mëparshme të parealizuara me sukses.

Lexo gjithashtu:  Pas 12 ditesh protestash GJIGANDE, kompania e ndertimit jep lajmin e FORTE per projektin milionësh në Zvërnec!

Ndërkohë, Erion Veliaj vijon të qëndrojë në paraburgimin e Durrësit, pasi rifitoi postin e kryebashkiakut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Situata e tij aktuale ka shtuar edhe më shumë vëmendjen e publikut ndaj jetës private të çiftit.

Lexo gjithashtu:  Nga PARATE tek dashuria e shendeti! Shenja me fatin NAM ne muajin Shkurt

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj janë tashmë prindër të një djali të vogël, Kajan, ndërsa, sipas burimeve të JOQ, pritet që familja e tyre të zgjerohet me dy fëmijë të tjerë.

Pavarësisht se informacioni nuk është konfirmuar zyrtarisht, lajmi është përhapur me ritme të shpejta në rrjetet sociale, shoqëruar me komente të shumta dhe urime nga publiku.

Lexo gjithashtu:  Frrok Çupi deklaron per arrestim spektakolar të Berishes

Në rast se lajmi rezulton i vërtetë, kjo do të ishte një ngjarje e gëzueshme për çiftin Veliaj–Xoxa.

Urime çiftit!

Published inNews