Skip to content

E dhímbshme! Kjo është 32 vjeçarja që hùmbi jetën në áksident

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur më 12.12.2025, rreth orës 07:40, në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin 27. Sipas të dhënave zyrtare, në aksident janë përfshirë një veturë me targa të Republikës së Shqipërisë dhe një kamion me targa vendore. Bazuar në deklarimet e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, vetura që po vinte nga drejtimi i Prizrenit, në zonën e devijimit të rrugës në km 27, ka goditur kamionin që po lëvizte në drejtim të kundërt, nga Suhareka për në Prizren.

Lexo gjithashtu:  Artan Hoxha tr*ndit: Ervis Martinajt ia zhd*kën kuf*mën! Edi Rama ndjeu rr*zikun, ja pse duhej patjeter te vr*tej

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, drejtuesja e veturës, Elizabet Katija, 43 vjeçare, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, vdekje e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent.

Fillimisht e lënduar rëndë, pasagjerja në veturë, Eorda Sinollari, 32 vjeçare, ka ndërruar jetë më pas në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, raporton ekskluzivisht Sinjali.

Në aksident është lënduar edhe drejtuesi i kamionit, Munish Grajçefci, i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Lexo gjithashtu:  Ja vendi nga ku Rusia mund të sulmojë Europën

Mjetet e përfshira në aksident janë një veturë Mercedes GLE, me targa AB, e drejtuar nga Elizabet Katija (viktimë), dhe një kamion Mercedes Atego, me targa 01-231-CU, i drejtuar nga Munish Grajçefci (i lënduar).

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit, autoambulanca si dhe hetuesit e trafikut, të cilët po merren me sqarimin e rrethanave të aksidentit. Kamioni i përfshirë ishte i ngarkuar me pije, të cilat janë shpërndarë në autostradë, duke e bërë të pamundur qarkullimin.

Lexo gjithashtu:  Akuza te reja per drejtoreshen shqiptare qe akuzohet per sk*ndal

Për pasojë, qarkullimi në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë–Prizren dhe anasjelltas, është bllokuar përkohësisht, ndërsa pjesëmarrësit në trafik janë udhëzuar të shfrytëzojnë rrugën nacionale, raporton Sinjali.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë larguar nga vendi i ngjarjes nga Mjekësia Ligjore dhe janë dërguar për obduksion. Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.

Published inNews