Skip to content

Do dilte videoja e skandalit politik? Blendi Fevziu zbulon te verteten befasuese, ja pse ia ndali TV Klan emisionin

Një mungesë e papritur e emisionit të njohur politik “Opinion” në orarin e tij të zakonshëm ka shkaktuar një valë spekulimesh dhe teori konspirative në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare. Shumëshkrues e interpretuan mungesën si të qëllimshme, duke aluduar se emisioni mund të kishte përmbajtje të ndjeshme që ishte censuruar.

Për t’i dhënë fund thashethemeve, vetë prezantuesi Blendi Fevziu reagoi përmes një videoje, duke sqaruar se arsyeja e mungesës nuk kishte asnjë lidhje me censurë. Ai mohoi plotësisht lajmet sipas të cilave emisioni ishte regjistruar dhe nuk lejohej të transmetohej për shkak të “video sekrete të Ballukut”, duke i quajtur ato “krejtësisht të pavërteta”.

Lexo gjithashtu:  “Leku leter”, shenjat e horoskopit që do të kenë Vitin e Ri më të ÇM*NDUR të jetës së tyre

“Emisioni Opinion nuk është transmetuar mbrëmë si rrallë herë. Në fakt, ka qenë gabim i TV Klan që nuk e ka sqaruar që në mëngjes, për t’i hapur rrugë spektaklit ‘Topi i Artë’,” tha Fevziu, duke ritheksuar se natyra e programit është kryesisht live.

Lexo gjithashtu:  Luiz Ejlli SHTANG me deklaratën e bujshme!

Ai shtoi se nuk pranoi të fillonte më vonë dhe se emisioni nuk ishte bërë gati për arsye logjistike dhe të komunikimit brenda kanalit. Për të treguar seriozitetin e tij, Fevziu zbuloi se kishte anuluar një udhëtim personal vetëm për të përgatitur emisionin sipas planit: “Unë kam anuluar udhëtimin që kisha për të bërë ekzaktësisht emisionin që kisha në plan ta bëj sot.”

Lexo gjithashtu:  “Eja me mamin!” – Selin merr vendimin final pas kërkesës tronditëse të nënës për të lënë shtëpinë!

Prezantuesi e përmbylli sqarimin duke e cilësuar situatën si një “banalitet i kohës, banalitet shqiptar” dhe duke theksuar se përgjegjësia për mosnjoftimin e publikut i takon TV Klan: “Gabim i Klanit që duhej ta kishin njoftuar që emisioni nuk do transmetohej.”

Published inNews