Skip to content

Rámën nuk e mban vendi! Reagon ùrgjent per imùnitetin e “Beles”: Ta dini mirë që

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kërkesën e SPAK për Kuvendin, ku kërkohet heqja e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane“, thekson Rama në postimin e tij.

Lexo gjithashtu:  Shkencëtarja e NASA-s thotë se iku nga kjo botë plot tre herë. Çfarë rrëfen për jetën pas vdekjes

Postimi i plotë i Ramës:

Pasi u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin antikushtetues dhe antidemokratik të një anëtari të qeverisë, pa u tharë ende boja e vendimit të Kushtetueses, prokurori në fjalë i kërkon Kuvendit, autorizimin për të arrestuar zv.kryeministren – me burg ose në shtëpi.

Që arrestet pa gjyq, në daç në shtëpi e në daç me burg, janë bërë një modë e vrazhdë në Shqipëri, e që Shqipëria është bërë një vend me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur – një fakt i turpshëm pa asnjë lidhje me standartet demokratike europiane – gjë që ka shqetësuar seriozisht edhe Këshillin e Europës, kjo dihet botërisht.

Lexo gjithashtu:  Pas 50 vitesh martesë, i biri: Ti nuk je babai im! Babai shperthen ndaj gruas: Ajo i zbulon te verteten tronditese

Por sigurisht që në rastin në fjalë, ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special, por duke qenë se ndryshe nga proceset e tjera, ku ne si rregull s’flasim për përmbajtjen e çështjeve,

Lexo gjithashtu:  Termeti i forte shkul vendin me shume shqiptare, mbyllen shkolla e kopshte ne disa zona

këtë herë na kërkohet të japim opinionin tonë, ne do të angazhohemi me të gjithë përgjegjësinë tonë përpara shqiptarëve që na dhanë 83 mandate, e do të përgatitemi për të mbajtur një qëndrim të drejtë, të qartë e të denjë, si forca udhëheqëse e vendit dhe e Reformës në Drejtësi.

Published inNews