Skip to content

Përmbytjet “gjunjëzojnë” Shqipërinë, reagon BE

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar lidhur me gjendjen alarmante në të cilën ndodhet vendi  si pasojë e përmbytjeve.

Delegacioni i BE shprehet se po e ndjek me shqetësim situatën

Lexo gjithashtu:  Video tronditëse! Ekzekutohen në mes të rrugës ish-kandidati për Kryetar Bashkie

Në një postim në rrjetet sociale, njofton: ”Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.

Së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së”.

Published inNews