Skip to content

Sot personazh i njohur dhe banor në “Big Brother”, VIDEO: Kur Flori arrestohej në Itali në 2015

“Flori Official” është bërë prej dy ditësh pjesë e “Big Brother VIP” në Shqipëri, i prezantuar si personazh i njohur i rrjeteve sociale. Produksioni kishte vendosur që hyrja e tij në shtëpinë më të famshme të bëhej si në një nga reklamat e tij të shitjeve.

Mirëpo, askush nuk e dëgjoi emrin dhe mbiemrin e tij të vërtetë, por vetëm nofkën me të cilën njihet në internet.

Lexo gjithashtu:  Gazetari i nxjerr shkrimin kur shante Berishën e PD, habit me reagimin deputeti Gjekmarkaj

Emri i vërtet i tij është Florian Prini dhe rezulton se është një person i skeduar nga autoritetet italiane si tutor prostitutash. Newsbomb.al sjell një kronikë të mediave në vendin fqinj në Shkurt 2015, kur rrjeti u godit nga Policia italiane. (VIDEO)

Hetimi filloi më 16 qershor 2014, pasi policia ndërhyri në një përleshje të dhunshme midis prostitutave që përfundoi me një grua të re të plagosur me thikë në kofshë. Në muajt që pasuan, oficerët rindërtuan dinamikën e përballjes midis prostitutave “të pavarura” dhe atyre të menaxhuara nga një çift shqiptar.

Lexo gjithashtu:  Historia qe ka tronditur nje planet te tere!

Karabinierët arrestuan atëkohë si përgjegjës Florian Prinin dhe Fabiana Hoxhën, i pari rezident i ligjshëm në Itali dhe partnerja e tij, e regjistruar si emigrante. Rezidenca Torre Pedrera, ku u arrestuan, kishte qenë prej kohësh një qendër logjistike për biznesin e prostitucionit.

Lexo gjithashtu:  Vjen lajmi fantastik nga Greqia për gjithë emigrantët që do kalojnë festat në Shqipëri dhe jo vetëm

Nuk dihet nëse identiteti i Florit nuk u tha nga produksioni pikërisht për këtë arsye, apo as banori nuk e ka deklaruar të shkuarën e tij.

Published inNews