Skip to content

Ahmetaj nxjerr shifrat sa jane vjedhur ne Qeverine RAMA

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka akuzuar Edi Ramën dhe ministrat e tij se, kanë vjedhur 14 miliardë euro nga buxheti i shtetit. Sipas tij, Altin Dumani nuk ka bërë asgjë për të hetuar në lidhje me këto vjedhje.

Gjithashtu Ahmetaj ka theksuar, se me lejen e Edi Ramës, siguria kombëtare ka përfunduar në duart e krimit të organizuar.

Arben Ahmetaj: Po, po. Dhe dalja në shesh e gjithë aferave. Dalja në shesh. Çfarë ka bërë SPAK-u? E di ti sa është dëmi në dorën e Altin Dumanit, e di sa është dëmi në buxhetin e shtetit? 13 miliardë nga këto afera. 13 miliardë. Ndonjë para i është kthyer buxhetit të shtetit? Ë? Apo ka sekuestruar metra katror që unë i kam bërë në 2006 tek, tek..

Lexo gjithashtu:  NGRIHET ALARMI - Nëse kjo gjë vazhdon edhe tre javë, ka rrezik që Shqipëria të mbetet pa naftë

-14 miliardë është dëmi në ekonomi shqiptare?

Arben Ahmetaj: Aq është, ta marrësh një, dy, tre, katër. 14 miliardë. 14 miliardë dollarë. Ore, pyetje, pyetje për shqiptarët. Me ardhjen e Altin Dumanit u ul apo u rrit korrupsioni. Po. Pse nuk u fut kjo çështja e inceneratorit të Tiranës? Altin Dumani. Pse nuk u fut te kjo çështje? Ku janë sipas llogarive të para 250 milion dëme? Pse s’u fut te tuneli?

Lexo gjithashtu:  BE reagon urgjent per sulmet ne Iran, A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

Pse tuneli u la muajin e fundit? Pse nuk hetohet përtej? Pse nuk ndiqet paraja? Të ndiqet paraja dhe te AKSHI-i, dhe te rrugët, dhe te nënkontraktorët. Lojërat. Po unë siç e di dhe më vjen informacion përditë. Pse nuk u fut? Cila është arsyeja që Altin Dumani nuk u fut te tuneli? Cila është arsyeja?

Lexo gjithashtu:  SKANDALET, pasi ngacmoi s*ksualisht 21-vjecaren. E tmerrshme cfare sapo i ndodhi kirurgut 72-vjecar

Pse nuk u fut tek AKSHI-i? Cila është arsyeja? Pse e mori dosjen time me dhunë? Kujt i kishte premtuar çfarë? Do bëhej shefi i SPAK-ut me zemrën time dhe mëlçinë time? Okay, ja u bëre. Kush është rezultati? Çdo burrë në finale mendon për trashëgiminë, jo thjesht për trashëgiminë familjare, por dhe atë që lë mbrapa. Çfarë lë mbrapa? 14 miliardë dëme ka lënë Altin Dumani prapa.

Published inNews