Kushërira e Denis Velaj, ish-bashkëshortit të Blerina Bashës, ka folur për “Shqipëria Live”.
Ajo ka treguar se Denis Velaj nuk është në burg, siç pretendon e reja, që akuzohet se ka braktisur fëmijët e saj në Durrës. Sipas saj, ai ka qëndruar i arrestuar për 10 muaj dhe më pas u shpall i pafajshëm.
“Denis Velaj nuk është kriminel, ai ka bërë burg 20 vite më parë. 10 muaj burg ka bërë para 20 vitesh. Pas gjykimit ka dalë i pafajshëm dhe tani është i lirë.
Ai punon në Breshia të Italisë, ashtu si Dallëndyshe Velaj e cila punon në shtet. Nuk mundet në ligjin italian të punosh në shtet nëse ke një person të dënuar. Ajo ka vijuar duke thene se ka marre leket qe i jane derguar vazhdimisht dhe Blerina eshte kuruar ne maksimum ndersa femijet i ka lene ne ate gjendje.
Nuk mund t’i mohojë ajo paratë që i kemi dhënë dhe po ashtu, të mohojë se ka refuzuar të pranojmë ushqimet që i dërgonim. I ka referuar se i interesonin vetëm paratë. Zgjebja është problemi dhe zgjebja vjen nga fekalet. Shqipëria nuk po vuan nga epidemi zgjebeje që të ketë infektive. Gjithçka erdhi nga papastërtia.
Ish-bashkëshorti i ka thënë eja jeto në Itali që të kem fëmijët bashkë, pro jo të bashkoheshin. Dallëndyshe Velaj ka letra italiane dhe mund të bënte bashkim familjar.
Ajo refuzoi. Fëmijët i regjistruam në shkollë, u bë gjithçka dhe më pas Blerina refuzoi, tha ‘jo kjo gjë nuk bëhet’.”- tha ajo.

Blerina Basha, 33-vjeçarja e cila akuzohet nga ish-vjehrra e saj se ka braktisur tre fëmijët e saj e mitur, ka mohuar akuzat e ish-familjares.
Sa përket fotos në Dubai, e reja mohoi se është foto e vërtetë, teksa tha se është e gjeneruar nga aplikacione të ndryshme.
“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen”, deklaroi Basha.
Po ashtu, Blerina Basha tha se këto ka qenë në Itali, pasi është martuar me një person për t’i dhënë mbiemrin në këmbim të parave, pasi i duheshin për të kuruar djalin.
“Unë shkëputesha herë pas here dhe ikja nga Italia në Shqipëri, pasi kisha një çështje gjyqësore të hapur këtu. Kisha bërë një martesë për letra, që personi të merrte mbiemrin tim, në këmbim të lekëve, për të kuruar djalin, dhe për t’i bërë rezonancën.”, tha ajo.
