Skip to content

E papritur, Sinoptikanet dalin me lajmin e forte qe prek gjithe shqiptaret, temperaturat do…

Sot është dita më të ftohtë të vitit deri më tani. Sipas sinoptikanëve vendet më problematike janë verilindja dhe juglindja e vendit, aty ku edhe temperaturat regjistruan deri në -11 gradë në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në Korçë termometri shkoi deri në -9. Pas motit të acartë, temperaturat do të pësojnë rritje, duke nisur nga e marta.

“Dita e sotme mund të themi që ka qenë dita më e ftohtë e periudhës së dimrit deri më tani ku termometri shënoi në qytetin e Peshkopisë deri më -11 gradë celsius, ndërsa në kryeqytet temperaturat arritën në -2 gradë. Duke nisur nga dita e nesërme kemi një tërheqje graduale të temperaturave, ndërsa nesër temperaturat do të arrijnë deri në -6 gradë celsius në zonat malore”, tha sinoptikania Besa Shellorari për “Abc News”.

Lexo gjithashtu:  DEL shifra që po bën namin! Ja sa vota ka marrë Rogerti per te kaluar ne finale nga…(FOTO)

Sipas sinoptikanes, presim rritje të temperaturave në mes javë. Moti do të jetë i qëndrueshëm, kryesisht me diell, por, nuk do të mungojnë as vranësirat ndërsa nuk priten reshje shiu.

Lexo gjithashtu:  Helmohen 4000 studentë

“Të enjten dhe të premten temperaturat do të shkojnë deri në 17-18 gradë celsius kryesisht në zonat e ulëta dhe në bregdet. Ndërsa ato malore në -1 apo -2 ditën e premte. Përsa i përket motit gjithë këto ditë do të jetë më masa ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, por pa prezencën e reshjeve të shiut”, u shpreh ajo.

Lexo gjithashtu:  Aksidenti i rëndë në Thumanë makina ndahet ne dysh : Humb jetën një grua dhe plagosen dy të tjerë ( Emri )

Këtë të hënë, në disa akse rrugore malore në vend u regjistrua edhe prezencë e ngricave, për të cilat sinoptikanët thanë që gradualisht edhe këto do vijnë në pakësim, pasi temperaturat do të vijnë në rritje.

Published inNews