Skip to content

Iu shau nípín, gjyshërít në Sarandë plágosin me thíkë 6-vjeçarín

Dy të moshuar, një çift bashkëshortësh, janë arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë në pjesën e dorës një fëmijë 6-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti, ku shkak dyshohet të kenë qenë pretendimet se i mituri kishte sharë fëmijët e familjes së tyre.

Lexo gjithashtu:  Aksident pranë QTU-së, një makinë përplas një tjetër dhe shkrumbohet nga flakët

Të arrestuarit janë Lavdërim Brahimi, 79 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Pranvera Brahimi, 73 vjeçe, banues në Sarandë.

Sipas Policisë, ata dyshohet se kanë vepruar për motive të dobëta dhe, përveç plagosjes së të miturit, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim.

Lexo gjithashtu:  Ma mirë te na vr*ste neve! Vr*sja e gjyqtarit, tr*ndisin familjet që fituan gjyqin: Nuk jetonim dot, ai donte te

Në lidhje me këtë ngjarje, është proceduar penalisht edhe djali i çiftit, një 39-vjeçar, i cili dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës.

Lexo gjithashtu:  E bujshme, dy drejtora te kompanise se fuqishme celulare, arrestohen per trafik droge, lidhja e tyre me Erion Veliajn

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Published inNews