Skip to content

Ngjarje me pasoja fatale ne vend!

Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar në fshatin Rrenas të Belshit.

20-vjeçari K. I dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, e cila ishte këmbësore.

E moshuara është transportuar me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur t’u mbijetojë dhe ka ndërruar jetë gjatë mjekimit.

Lexo gjithashtu:  E frikshme!/ Kamerat kapin banoren e Ferma Vip në errësirë duke bërë veprime misterioze (VIDEO)

Policia bën me dije se me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet procedurale përkatëse, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Lexo gjithashtu:  E papritur: Pas zenkes me Mirin, Kristi kapërcen murin e shtëpisë së BBVA (Video)

Njoftimi i policisë:

Belsh/Në fshatin Rrenas, shtetasi K. I., 20 vjeç, dyshohet se ka aksidentuar me automjetin që drejtonte, shtetasen Rr. T., 73 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Lexo gjithashtu:  Tronditet vendi yne nga lëkundjet e TËRMETIT, dalin detajet e fundit

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të aksidentit.

Published inNews