Skip to content

Stuhi të medha dhe shi në Shqiperi, ja zonat që rrezikojnë për përmbytje

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim për kushtet meteorologjike në vend gjatë fundjavës.

Sipas të dhënave, rikthehen reshjet intensive në disa qarqe të vendit, si edhe reshje dëbore, teksa theksohet rreziku për problematika për shkak të vërshimit të ujit.

Reshjet:

Sot pasdite në qarkun Shkodër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Nesër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë të shoqëruara me shtrëngata. Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje me pasoja/ Dy shqiptarë nderrojne jetë

Në Veri në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.

Lexo gjithashtu:  Mateo nuk përmbahet, ‘shpërthen’ në lot teksa i shkruan letër nënës

Temperatura:

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 19 °C

në vendet e ulëta: 9 / 19 °C

Lexo gjithashtu:  Ka shume viktima prej motit te keq

në vendet malore: 2 / 12 °C

Era:

Sot pasdite dhe nesërera pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe në vendet malore.

Published inNews