Skip to content

Nje moment i fr*kshem eshte filmuar ne Selanik pasi…

Një moment i frikshëm është filmuar në Selanik, kur një tubacion uji në qytet ka shpërthyer me një presion të madh.

Referuar mediave greke, tubacioni ka shpërthyer me forcë të jashtëzakonshme, ndërsa për shkak të presionit, tubi i ujit lëvizte në mënyrë të pakontrolluar duke goditur me forcë një punëtor në një kantier ndërtimi në kryqëzimin e rrugëve Agios Dimitrios dhe Platonos.

Lexo gjithashtu:  Zbulohet data e protestës së radhës kombëtare, ja cfare u paralajmerua

Fuqia e ujit arriti në një lartësi prej dy metrash, ndërsa punëtori u rrëzua menjëherë në tokë dhe u përpoq të largohej nga vendi me një litar, në përpjekje për të shpëtuar veten.

Lexo gjithashtu:  Deputetja e njohur i nxjerr vetë! Del fotoja sic e ka bërë nëna!(video)

Në vendngjarje mbizotëroi paniku, ndërsa në total mbetën të lënduar katër persona, të cilët u transportuan në spital.

Zona pranë Ministrisë së Maqedonisë dhe Trakisë u bllokua menjëherë nga Policia, e cila ndaloi trafikun e automjeteve në Agios Dimitrios për të lehtësuar punën e ekipeve të shpëtimit.

Lexo gjithashtu:  Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një rafineri Turqi.
Published inNews