Skip to content

E FUNDIT! Sot ky banor mund te ‘perjashtohet’! Reagojne me urgjence familjaret e tij

Familja e banorit të “Big Brother VIP 5”, Rogert, ka reaguar publikisht pas vendimit të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin dhe për të futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dy zarfe të zinj.

Në deklaratën e publikuar, familjarët pranojnë se debati mes Rogertit dhe Malit ka kaluar në tone të ashpra dhe jo të denja për t’u parë e dëgjuar, duke u shoqëruar me ofendime nga të dyja palët.

Lexo gjithashtu:  E rëndë në vend/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, 60-vjeçari ndërron jetë në spital

Ata theksojnë se tensioni i krijuar është rezultat i presionit dhe stresit të lojës, e cila shpesh i çon banorët në reagime ekstreme.
Kujtojmë se Rogerti ka bullizuar Malin, duke përmendur edhe familjen e tij.

Lexo gjithashtu:  Armando Broja - Asllani zbulon bisedën me doktorin: Ja sa kohë pritet të mungojë

Familja e Rogertit shprehet se, ndonëse respekton vendimet e Vëllait të Madh dhe rregullat e formatit, kërkon që situata të vlerësohet në mënyrë objektive, pa ndikim emocional dhe duke u parë nga të gjitha këndvështrimet. Ata theksojnë se Rogerti, ashtu si çdo banor tjetër, ka hyrë në lojë duke vënë në rrezik imazhin dhe jetën personale përballë publikut, në një format ku presioni psikologjik është i jashtëzakonshëm.

Lexo gjithashtu:  Aksident i rëndë në Berat, motorri del nga rruga; humb jetën 40-vjeçari

“Respektojmë çdo vendim të produksionit, por kërkojmë drejtësi dhe balancë në gjykim”, përfundon reagimi i familjes, duke i qëndruar pranë Rogertit në këtë moment të vështirë brenda shtëpisë së BBVIP.

Published inNews