Skip to content

E FUNDIT/ Shkëlqim Hajdari emërohet ne postin e larte ne Tirane

Shkëlqim Hajdari është emëruar prefekt i Tiranës, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave ditën e sotme.

Vendimi i qeverisë vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në strukturat e administratës shtetërore, veçanërisht në nivelin e prefekturave.

Lexo gjithashtu:  Prezantohet sot drejtori i ri i IKMT

Me këtë emërim, Hajdari do të drejtojë administratën e prefekturës së kryeqytetit, ndërsa posti që ai mbante më parë i kryeinspektorit të përgjithshëm i është besuar ish-deputetit të Partisë Demokratike, Dashnor Sula.

Lexo gjithashtu:  Lajm i trishte! Ndahet nga jeta pedagogia e njohur shqiptare, ne Universitet ajo

Sula ka ushtruar për disa mandate funksionin e deputetit dhe ka një përvojë të gjatë në jetën politike dhe përfaqësuese në Kuvend.

Emërimi i tij bëhet pjesë e ndryshimeve të ndërmarra së fundmi në strukturat qeveritare, në kuadër të riorganizimit të institucioneve.

Lexo gjithashtu:  22 vjecari në vend goditet nga rryma elektrike. Zbardhen detaje si ndodhi ngjarja

Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me objektivat apo prioritetet e funksionit të ri që do të mbajë Dashnor Sula.

Published inNews