Skip to content

Tërmeti me magnitudë 4.1 ‘dridhi’ Korçën/ Çfarë thote eksperti

Disa lëkundje sizmike, ku më e forta ishte me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, u regjistruan mbrëmjen e 4 shkurtit në qytetin e Korçës.

Sizmiologu, Rrapo Ormëni në një lidhje të drejtpërdrejtë në një studio televizive, tha se zona e juglindjes është e njohur për aktivitetin sizmik ndër vite. Si shembuj ai sjell tërmetin e vitit 1960 dhe atë të 1987.

Lexo gjithashtu:  Dridhet toka, ja vendi qe u g*dit dhe magnituda e forte

“Korça është një zonë me aktivitet sizmik. Historikisht aty kanë rënë tërmete të forta, kështu në 1960 ra një tërmet me magnitudë 6 të shkallës rihter! Në 1987 u regjistrua një tërmet me magnitudë 5,2. Kur themi që është zonë sizmike duhet të kemi parasysh dy aspekte.

Lexo gjithashtu:  Lajm i fundit, SPAK ‘mësyn’ në qelinë e Veliajt dhe Beqajt

Njëra që bien tërmete të forta dhe tërmetet e forta kanë periudha të gjata përsëritje. Më pas vijnë grumbuj tërmetesh të cilët nuk shkaktojnë dëm, tha Ormëni.

Teksa u pyet nëse tërmetet mund të ndikohen nga thatësira, Ormëni nënvizoi se kjo nuk ndikon, pasi janë procese të brendshme të tokës.

Lexo gjithashtu:  Spartak Ngjela plas bomben! Ja urdhrat qe Berisha mori nga Beogradi, nderhyrja e SHBA dhe SPAK

“Thatësira nuk ka lidhje me tërmetet, këto janë procese të brendshme që ndodhin brenda këtyre linjave tektonike që ka kjo zonë”, përfundoi ai.

Published inNews