Skip to content

Artan Kola shtang popullin: Me vdi*qen, babai, vellai, nena dhe vellain tjeter kur e takova pas 23 vitesh me tha…

Në Prime-in e së shtunës, Artani u surprizua nga një arush pellushi në dhomën e rrëfimit. Ai foli për historinë e tij të dashurisë, se si është njohur me bashkëshorten e tij.

“Ky arush ka mbi 25 vite. E kam dhuratë. Çuditërisht, kudo që shkonim ishte prezent ky arush. Është një kujtim. Është një arush, një nga dhuratat në atë kohë, një dhuratë shumë e bukur.

Unë ia kam bërë dhuratë gruas. Ta them fiks se çfarë më ka thënë. Ajo është pak e sertë dhe e rregullt. Duhet të jesh shumë i guximshëm t’i afrohesha.

Lexo gjithashtu:  A shikon ai se po na habit? pamjet qe po bejne namin në rrjet: Stenaldo i tregon ‘rrugën e saktë’ Mirit

I thashë të ka rënë diçka në qerpik, mbylli sytë dhe unë e putha në buzë. Që nga ajo ditë, se goditjen e bëra shumë të fortë, duhet të gjesh edhe momentin, jo vetëm të presësh çfarë do bëjë femra.

Unë jam rritur nga nëna. Babai na la kur isha 8 vjeç. Kur rritesh nga një femër e fortë, ia di ku e ka pikë të dobët. Kam 2-3 shoqe që janë shumë të forta”, tha Artani në dhomën e rrëfimit.

Më pas, në ekran u shfaq linja e tij e jetës, ku tregoi për humbjen e të dy prindërve dhe marrëdhënien e tij me vëllanë, me të cilin nuk kishte asnjë komunikim për vite me radhë.

Lexo gjithashtu:  Kush ishte shenja e parë para infarktit? Flet vëllai i Shpat Kasapit: Nisi t’i dhimbte…

“Babi im vdiq në moshën 30-vjeçare. Fati i bëri që ata të dy të ndaheshin. Në ’98 zbuluam që mami ishte me kancer. Nuk e fusnin as në operacion. Edhe kur ishim në spital, i kishte sytë nga vëllai, Albani.

Më tha o Zot, aty ku do shkelë këmba jote, të ketë vetëm lule. Pastaj në moshën 49-vjeçare mamaja ime mbylli sytë për gjithë jetën.

Lexo gjithashtu:  E papritur, Sinoptikanet dalin me lajmin e forte qe prek gjithe shqiptaret, temperaturat do...

Vëllai im Albani, në 2000 më tha një shok që ka ardhur vëllai, Albani. Qau për mamanë, pas tre muajsh iku prapë në Greqi. 23 vite nuk e dija fare se ku ishte. Në 2023 më tha një miku im që kishte gjetur Albanin.

Alban, i thashë, jam Tani, vëllai jot, s’të njoh më tha. U shokova, nuk dija çfarë të bëja. Akoma dhe sot nuk e di se çfarë ka ai njeri”, u shpreh Artani në linjën e tij të jetës.

Published inNews