Skip to content

Dyshòhet se rá aksîdèntalîsht në pèrrua, bùrri gjèndet pa shènja jete

Këtë të mërkurë, një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në Librazhd. Sipas policisë, u gjet i pa shenja jete shtetasi me inicialet S. H.

Ky i fundit, ishte larguar nga banesa pasditen e djeshme dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Lexo gjithashtu:  Ia nxorren para PRIME-t, zbulohet ‘sekreti’ i errët i Rogertit te BBVA

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Librazhd/Informacion paraprak

Më datë 18.02.2026, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Lexo gjithashtu:  Mjekja gjinekologe jep këshillat jetësore: Femrat duhet t’i mbyllin lindjet para kësaj moshe

Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Lexo gjithashtu:  Shpallet alarmi i nivelit 4/ Moti i keq përfshin vendin, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët
Published inNews