Skip to content

Për Brîkenèn është dîtë zîe/ Bánorja e BBVA 5 trègon pse nuk fèstoî në dîtën e Pávárësîsë së Kosòvës

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, një moment tejet emocionues është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku banorja Brikena ka ndarë një rrëfim prekës për historinë e saj familjare.

Ndryshe nga banorët e tjerë, të cilët festuan duke kënduar këngë patriotike për Kosovën, Brikena zgjodhi të qëndronte e ulur dhe u përlot gjatë momentit festiv. Më pas, në “Dhomën e Rrëfimit”, ajo shpjegoi arsyen e reagimit të saj emocional.

Lexo gjithashtu:  Greqia jep lajmin e madh per emigrantet shqiptare, ja sa para do marrin tani

Banorja tregoi se lufta e Kosovës i ka lënë plagë të thella personale, pasi ka humbur disa familjarë gjatë asaj periudhe të vështirë. “Kam humbur disa familjarë në luftën e Kosovës. Sa herë i dëgjoj këto këngë, prekem shumë”, u shpreh ajo mes lotësh, duke kujtuar dhimbjen që familja e saj ka përjetuar.

Lexo gjithashtu:  Pas 12 ditesh protestash GJIGANDE, kompania e ndertimit jep lajmin e FORTE per projektin milionësh në Zvërnec!

Pavarësisht trishtimit, Brikena theksoi se ndjen krenari dhe lumturi për rrugëtimin e Kosovës ndër vite.

“Jemi të lumtur sot, duke e ditur se si kanë qenë rrethanat”, shtoi ajo, duke nënvizuar sakrificat e bëra për liri.

Lexo gjithashtu:  E nisën me Artan Hoxhën! Athina riaktivizon ofensivën ndaj Shqiperise, plani grek “ultimatum” për Ramën

Rrëfimi i saj ka prekur jo vetëm banorët brenda shtëpisë, por edhe publikun, duke rikujtuar plagët e luftës dhe rëndësinë e kësaj dite për shumë shqiptarë kudo që ndodhen.

Published inNews