Skip to content

Plás skándáli ne Bîg Bròther. Ish-bánòrja pas elîmînîmît: Me tháne qe do shkòja ne fînalè, pòr

Eliminimi i Benitës në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Kosova ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, duke hapur debat mbi transparencën e votimit dhe rolin e produksionit në rezultatet e spektaklit.

Ish-banorja, e cila humbi përballë Hygerta Sakos, reagoi menjëherë në InstaStory me disa postime të ashpra, që më pas u fshinë, por u ruajtën dhe u shpërndanë gjerësisht nga ndjekësit. Në mesazhet e saj, ajo i drejtohej drejtpërdrejt producentes Olsa Muhameti, duke hedhur dyshime për manipulim të rezultatit.

Lexo gjithashtu:  Të përlotur flasin fëmijët : Ai pi shumë, i jemi lutur por donte vetëm …

“Olsa, kam shumë pyetje për ty… Fjala ishte që unë të shkoja në finale. Çfarë ndodhi? Pse nuk shkova, kur i kisha votat dhe gjithçka? Çfarë ndryshoi?”, shkruante Benita, duke lënë të kuptohet se finalja i ishte premtuar.

Lexo gjithashtu:  Përfshihet nga flakët një banesë, humb jetën nëna me 6 fëmijët

Ajo ngriti gjithashtu dyshime se eliminimi i saj mund të ketë qenë pasojë e refuzimit për të ndjekur një skenar të supozuar romantik brenda shtëpisë. “A është kjo arsyeja e vërtetë? Sepse unë nuk desha të jem me Klodin?”, pyeste ajo.

Në një tjetër deklaratë, Benita pretendoi se fituesi i këtij edicioni është i paracaktuar nga produksioni, duke përjashtuar një nga emrat më të përfolur publikisht dhe duke shtuar se do të flasë hapur pas daljes së saj.

Lexo gjithashtu:  I kanë bërë gati dhomën në Ponsjkë! deputeti zbulon skemën si po tenton ti shpetojë Balluku SPAKUT: Ka shpikur një

Deklaratat e saj kanë ndezur polemika të shumta online, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni i Big Brother VIP Kosova do të reagojë ndaj akuzave.

Published inNews