Skip to content

E rende në Greqi, një trup pa krye gjendet ne brendesi te një valixheje

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Halkidiki të Greqisë, ku autoritetet po hetojnë gjetjen e një qeseje me eshtra njerëzore në një zonë pyjore në Pefkohori.

Zbulimi u bë pasditen e së enjtes rreth orës 17:30, në zonën Glarokavos, nga kryetari i komunitetit, Giorgos Tsirkoudis, i cili ndodhej në vendngjarje së bashku me punëtorë për punime pastrimi.

Lexo gjithashtu:  Behuni gati sot...! Do ndodhe gjate nates, fenomeni i Henes Blu (Ja cfare duhet te dini...)

Sipas informacioneve të fundit, trupi është gjetur pa kokë.

Në një deklaratë për median lokale thestival.gr, Tsirkoudis tha: “Ishte saktësisht ora 5:30 kur gjeta një qese të mbështjellë, e cila ishte e grisur në disa vende. Në fillim mendova se bëhej fjalë për eshtra kafshe, por në fund rezultoi se brenda ishte trup njeriu.

Lexo gjithashtu:  Balluku tentoi te arr*tisej, ndaj SPAK u detyrua ti vinte masën! Prenci: Ja kush eshte KOKA Madhe qe Rama do bëjë Zv Kryeminister

Kur e pashë më nga afër, dallova një dorë me unazë. Ishte një person. Pranë ndodhej edhe një valixhe; besoj se trupi ishte brenda saj dhe, për shkak të pastrimit të zonës, doli në sipërfaqe”.

Lexo gjithashtu:  Behuni gati! Po paralajmerohet dicka per MOTIN neser qe askush nuk e priste

Në hetime po merr pjesë Nën-Drejtoria për Krimet kundër Jetës dhe Pronës, pjesë e Nën-Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar në Greqinë Veriore.

Published inNews