Skip to content

Miri thote nje te fortë në BBV: Mos valle Selin ka ndjenja për mua? E kam menduar gjithmonë

Një deklaratë e Juelës se “Selin ka ndjenja për Mirin”, ka bërë që ky i fundit ta pranojë për herë të parë që sipas tij, banorja mund të ketë ndjenja për të.

Miri tha se gjithmonë e ka dyshuar këtë, por Selinën sipas tij nuk e ka akuzuar askush deri më tani se ka ndjenja për të. Ai shtoi se përqafimet nuk i ka shkëmbyer me zor.

Lexo gjithashtu:  Horoskopi javor i Brankos, 11 deri 17 maj 2026)

“Ajo ka ndjenja për ty, Miri. Të gjithë kanë akuzuar Mirin, por sytë që ka Selin për ty, unë nuk i kam me një mashkull që nuk më pëlqen. Do të të ndihmoj unë ty, duhet të më falënderosh për Kutinë e Pandorës që nuk ju kam futur bashkë”, ishte deklarata e Juelës.

“Më pëlqeu diçka, kam qenë në dyshime gjithë kohës, por nuk i kam thënë zë. Juela tha një gjë, se ajo është femër. Meqë e dëgjova tani, unë jam akuzuar gjithë kohës që paskam ndjenja, që jam njeriu manjak, që kam kryer situata perverse, që jam dashuruar etj.

Lexo gjithashtu:  Njoftim i rendesishem, dalin detajet se si dhe kur do i jepet lamtumira Shpat Kasapit

Atë që dëgjova tani duhet ta mendoj mirë. Mos ndoshta është edhe në të kundërt kjo gjë, por aty nuk e akuzon njeri, por vetëm mua.

Lexo gjithashtu:  Aktorja Egla Ceno jep lajmin e keq për te gjithe! Ndan ate qe po ndodh me jeten e saj

Mos është edhe e kundërta? Po e mendoj njëherë, se nuk i dihet. Ajo nuk u kthehet banorëve. Më thotë ‘hajde te dushi’ dhe akuzohem unë. Përqafimet nuk i kam shkëmbyer me zor dhe me dhunë. Më ka parë, e kam parë. Nuk më ka pyetur asnjëherë për bashkëshorten”, tha Miri.

Published inNews