Skip to content

Ambasada Amerikane i bën thirrje te rrefuzohet dhuna

Selia diplomatike e Rrugës së Elbasanit i bën thirrje Partisë Demokratike dhe gjithë aleatëve opozitarë të saj, që të refuzojnë dhunën në protestat e tyre, dhe të rikthehen te dialogu e bisedimet konstruktive.

E pyetur në lidhje me tubimin e fundit kombëtar të opozitës në Tiranë, ku u hodhën molotovë e fishekzjarre drejt institucioneve qeveritare, si dhe u sulmua “Vila 31”, Ambasada Amerikane thotë se aktorët politikë duhet të zgjedhin mjete paqësore për protestat e tyre.

Lexo gjithashtu:  Aksident i rëndë në Shkodër!

“Ne nxisim të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore, të ligjshme”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për Top Channel.

Lexo gjithashtu:  Trondit vëllai i 'BELES' ne gjykate! Me mbroni, Neda me ka rr*hur, pergjuar dhe… DESHMIA E PLOTE

Kujtojmë se protesta e opozitës më 28 Shkurt në Tiranë shkaktoi një valë të fortë reagimesh për shkak se këtë herë u sulmua me molotovë e fishekzjarre ish-vila e diktatorit Enver Hoxha në Bllok, e cila është kthyer në një rezidencë qeveritare dhe pret gjithashtu, aktivitete kulturore.

Në momentin kur drejt saj shpërthyen molotovët, brenda kishte artistë të huaj të cilët po errnin pjesë në një ekspozitë.

Lexo gjithashtu:  Vd*kjet nga aksidentet ajrore u rritën ndërk*mbëtarisht në vitin 2025

Policia e Shtetit u gjet e papërgatitur për këtë rast dhe për shkak të reagimit të vonuar, të nesërmen, kryeministri Edi Rama urdhëroi shkarkimin nga detyra të kryepolicit Ilir Proda dhe drejtuesit të kryeqytetit, Elton Allushi.

Published inNews