Skip to content

Çfarë ndodhi në Shkodër? Nuk iu bindën urdhrit për ndalim, makina tentoi të largohet me shpejtësi, pasagjeri qëllon me armë zjarri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në lagjen Kiras të Shkodër. Policia bën me dije se efektivët i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve.

Por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Policia është vënë në ndjekje dhe dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Lexo gjithashtu:  Tronditet politika/ Jep doreheqjen zyrtari i lartë, ja arsyeja shume befasuese!

Më pas është vënë në pranga drejtuesi i automjetit, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Lexo gjithashtu:  SHBA gati të ekzekutojë femren e parë pas më shumë se 200 vitesh – zbulohen detajet e krimit të saj horror kur ishte 18 vjece

Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Lexo gjithashtu:  Merr flakë reparti i zjarrëfikësve, nuk e besoni çfarë u detyruan të bëjnë

Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit.

Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

Published inNews