Skip to content

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër/ Policia në ndjekje te

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në lagjen Kiras në Shkodër, duke shkaktuar alarm në zonë.

Sipas raportimeve paraprake, Policia e Shkodrës ishte në ndjekje të një personi me rrezikshmëri të lartë, kur gjatë operacionit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në ajër.

Korrespondenti i Top Channel, Klodian Zhivani, bën me dije se në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta policie, ndërsa zona është rrethuar dhe po kryhen kontrolle intensive.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Qeveria në 'ngërç' prej GJKKO-së, Konstitucionalistja Aurela Anastasi tregon lëvizjet e Edi Ramës

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin për kapjen e personit të dyshuar dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet.

Lexo gjithashtu:  Tragjike, shp*rthim ne shtepine e gazetares, mendohet se ka humbur jeten bashke me tre femijet

Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar.

Lexo gjithashtu:  Greqia nën pushtetin e stuhisë: Qeveria mbyll urgjentisht shkollat, gjendet i pajete një 54-vjeçar!

Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura për momentin, për shkak të konfidencialitetit të hetimit.

Ndërkaq, vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e pasagjerit në këtë automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

Published inNews