Skip to content

Pamjet virale/ Mateo kap Brikenën dhe kërkon ta puthë

Një video e shkurtër por shqetësuese mes Mateos dhe Brikenës po bën xhiron e rrjetit, duke shkaktuar një valë kritikash të ashpra nga publiku për sjelljen e banorit.

Në pamjet e publikuara, situata duket se kalon kufijtë e një loje. Mateo shfaqet përballë Brikenës, duke i vendosur njërën dorë në fyt, ndërsa me dorën tjetër tenton me forcë t’i ofrojë kokën drejt tij për t’i rrëmbyer një puthje në buzë.

Lexo gjithashtu:  22 vjecari në vend goditet nga rryma elektrike. Zbardhen detaje si ndodhi ngjarja

Edhe pse Mateo shihet duke qeshur, veprimi i tij karakterizohet nga përdorimi i forcës fizike. Nga ana tjetër, Brikena duket se refuzon dhe përpiqet të shmanget nga ky afrimitet i imponuar.

Komentuesit e kanë cilësuar këtë gjest si agresiv dhe aspak si një moment romantik apo shakaje, duke dënuar kapjen prej fyti dhe insistimin me forcë.

Lexo gjithashtu:  TRONDITËSE! Masakrohet me thikë kryetarja e bashkisë
Published inNews