Skip to content

Sulmi iranian me raketa në Turqi, Ministria e Jashtme: Akt agresiv dhe destabilizues! Qëndrojmë krah aleatit tonë

Shqipëria dënoi sulmin me raketë balistike të Iranit ndaj Turqisë, duke e konsideruar atë një akt agresiv dhe destabilizues.

Ky është sulmi i dytë i tillë në pak ditë, dhe shqetësimi është i madh për ndikimin që mund të ketë në sigurinë rajonale.

Qeveria shqiptare thekson rëndësinë e marrëdhënieve me Turqinë, partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm në NATO.

Veprimet e përsëritura të Iranit rrezikojnë përshkallëzim dhe paraqesin një kërcënim serioz për rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar.

Lexo gjithashtu:  U hodhën nga pallati, zbardhen letrat 17-vjeçareve

Shqipëria është krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë aleatët e NATO-s në mbrojtje të sigurisë dhe unitetit të Aleancës. Reagimi i shpejtë i NATO-s tregon gatishmërinë dhe kapacitetin për të mbrojtur aleatët e saj.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme:

Shqipëria e dënon me vendosmërinë më të madhe sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë.

Fakti që ky është sulmi i dytë i tillë brenda pak ditësh është thellësisht shqetësues dhe thekson edhe një herë natyrën agresive dhe destabilizuese të këtyre veprimeve.

Lexo gjithashtu:  Ne qytetin e Lezhes ka ndodhur nje pl*gosje ne oret e mbremjes

Turqia është një mik i ngushtë dhe partner strategjik i Shqipërisë, si dhe një Aleat i çmuar në #NATO.

Sulmet e vazhdueshme të regjimit iranian ndaj fqinjëve të tij dhe përpjekjet e përsëritura për të përhapur tension dhe paqëndrueshmëri në rajon, përbëjnë një zhvillim tejet të rrezikshëm.

Lexo gjithashtu:  2 fëmijë të vdekur dhe 1 në gjendje të rëndë në Durrës, SKEMA si e shkaktoi tragjedinë problematiku i lagjes

Veprime të tilla rrezikojnë përshkallëzim të mëtejshëm dhe paraqesin një kërcënim serioz për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.

Reagimi i shpejtë i NATO-s dëshmon edhe një herë kapacitetet e saj të forta, gatishmërinë dhe vendosmërinë e palëkundur për të mbrojtur Aleatët.

Shqipëria qëndron e palëkundur krah për krah me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të sigurisë, unitetit dhe mbrojtjes kolektive të Aleancës sonë.

Published inNews