Skip to content

Protesta e PD/ Policia blindon vendin, vendosen gardhe metalike, zhvendosen edhe makinat e parkuara

Mbrëmjen e kësaj të mërkurë kanë nisur të merren masat e para lidhur me protestën e opozitës që pritet të zhvillohet nesër para Parlamentit. Siç shihet edhe nga pamjet ka nisur të vendoset gardh metalik si edhe zhvendosen makinat e parkuar për rreth zonës.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne kryeqytet, policia nxjerr zonen ku ndodhi ngjarja, thuhet se nje person...

Gjithashtu sot Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave lidhur me protestën. Policia ka njoftuar se lëvizja do të jetë e kufizuar nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit në rrugën “George W. Bush”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete, si dhe apeloi që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

Lexo gjithashtu:  Rrëshqet kodra, dëmtohet pallati dhe restoranti, banorët me urgjencë u kërkohet të
Published inNews