Skip to content

Paralajmërohen zgjedhje brenda partisë: Ja kur do mbahen

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë rozë Kryesinë, mbledhje kjo e cila ka zgjatur për rreth dy orë. Në përfundim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi u shpreh se fokusi ishte te zgjedhjet në strukturat bazë, ndërsa në nëntor do të zgjidhen strukturat qendrore.

Po ashtu shtoi se në datën 21 mars është caktuar një tjetër mbledhje ku diskutimet do të jenë më të përqendruara për të gjitha ata që kanë kontribuuar për partinë, si dhe për anëtarësime të reja.

Lexo gjithashtu:  Përgjaket sheshi i lojërave! Qëllohet me armë 16-vjeçari, policia blindon zonën

Klosi po ashtu u shpreh se në fokus të PS do të jetë dhe ngritja e një strukture edhe në diasporë, në vendet sipas tij që PS ka marrë më shumë vota në zgjedhjet e 11 majit.

Lexo gjithashtu:  Banorja e BIg Brother Vip shokon me biseden, detajet e plota

Rama mbledh Kryesinë, në fokus të takimit organizmi i PS për procesin zgjedhor
“Në mbledhjen e datës 21 mars ne do të kemi diskutime dhe do t’i hapur rrugë dhe zgjedhjeve të reja në parti.

Me një rivlerësim të të gjithë kontributorëve të PS. Në këtë proces do të kanalizohet edhe me një dimension të ri, që nga zgjedhjet e kaluara e kemi evidentuar të rëndësishëm, që është partia në diasporë.

Lexo gjithashtu:  Pas lajmit për vëllain e Gjestit, Don Xhoni merr një vendim

Shtrirjes së strukturave dhe në degët tona, kryesisht në vendet që kishim numrin me të madh të votave në diasporë”, tha Klosi.

Published inNews