Skip to content

Rriten ne maksimum tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli në flákë pas sùlmit të Iránit

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas sulmeve të fundit mes Irani dhe Izraeli, që kanë shkaktuar shpërthime dhe zjarre në disa zona.

Sipas raportimeve, një raketë iraniane ka goditur një magazinë në qytetin Holon, në Izraelin qendror. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes dhe shkaktoi një zjarr të madh, duke detyruar shërbimet e emergjencës të ndërhyjnë për të shuar flakët dhe për të siguruar zonën.

Lexo gjithashtu:  Raportimi/ Lëkundjet mе mаgnitudë 4.3 në Bеlsh, sizmiоlоgu: Zоnаt më аktivе të vеndit

Gjatë gjithë ditës, Irani ka lëshuar disa raketa drejt Izraelit, duke aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore dhe sirenat e alarmit në shumë qytete. Autoritetet izraelite raportuan për shpërthime në disa zona pas aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes.

Lexo gjithashtu:  Femijet ia pllakosi zgjebia, E TMERRSHME cfare bente e nena e tyre, i dalin te gjitha sheshit...

Ndërkohë, si kundërpërgjigje, Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore në Libani. Sipas raportimeve, të paktën tetë persona kanë humbur jetën pasi një ndërtesë banimi u godit nga një sulm ajror izraelit në qytetin Sidon.

Lexo gjithashtu:  Përmet: Brenda dy vitesh, zhd*ken cuditshem tre persona në të njëjtën rrugë. ja cfare dyshohet

Përplasjet e fundit kanë shtuar frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në rajon, ndërsa situata mbetet e tensionuar dhe nën monitorim nga komuniteti ndërkombëtar.

Published inNews