Skip to content

Ngjarje e rende aksident rrugor ne vend!

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në rrugën kombëtare Korçë–Ersekë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona. Fatmirësisht, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta.

Lexo gjithashtu:  U mundua të merrte hak! Vëllait te boksierit të ndjerë Besar Nimani i ndodh e keqja e madhe ne burg

Menjëherë pas aksidentit, të lënduarit janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë së Kolonjës dhe shërbimet e Qarkullimit Rrugor Korçë, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

Lexo gjithashtu:  Del skenari, ja cfare do te ndodhe sonte ne Prime te BBVIP Albania

Ndërkohë, policia u bën apel drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, duke respektuar rregullat e qarkullimit për të shmangur ngjarje të ngjashme.

Lexo gjithashtu:  E trishtë! U ul për të fjetur e nuk u zgjua më nderron jete biznesmeni i ri ne Shqiperi (EMRI)
Published inNews