Skip to content

Sali Berisha merr hak ndaj Ervin Salianjit, ia pret “vrullin” për kryetar

Pas deklaratës së bërë nga Ervin Salianji, se do të garojë për drejtimin e Partisë Demokratike, është bërë një reagim nga kjo e fundit. E cila i ka “prerë vrullin” ish-deputetit, duke u shprehur se nuk mund të kandidojë për drejtimin e forcës politike pasi nuk është më anëtar i saj.

Lexo gjithashtu:  Tragjedia me e madhe ndër vite, ka shumë viktima

“Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar PD”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të PD-së për Report Tv.

Ndërkohë në udhëzimin e shpërndarë nga Partia Demokratike për rifreskimin e listave të anëtarësisë thuhet se nuk konsiderohen anëtarë të kësaj partie ata që:

Lexo gjithashtu:  SPAK kërkon të arrestojë Belinda Ballukun, zbulohet data kur

“ Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që,

Lexo gjithashtu:  Shpërthen bombola e gazit në supermarketin tek kompleksi Delijorgji, raportohet për persona të dëmtuar

me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”.

Published inNews