Skip to content

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e nesërme të socialistëve

Ditën e nesërme në orën 10 pritet të zhvillohet Asambleja e Partisë Socialiste në Durrës, ndërsa është mësuar një pjesë e agjendës nga mbledhja e nesërme.

Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhja pritet të nisë në orën 10:00 dhe fjala hapëse e cila do të zhvillohet me dyer të hapura do të jetë ajo e Sekretarit të përgjithshëm të PS-së Blendi Klosi, i cili më pas do ia kalojë fjalën kryeministrit Edi Rama. Ndërsa më pas thuhet se mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura e pritet të zgjasë deri në orën 15:00.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Del pergjimi i forte i Belinda Ballukut, detajet!

Ditën e nesërme mësohet se çdo drejtues i qarkut do të raportojë për performancën në zonat e tyre.

Gjithashtu bëhet me dije se agjenda parashikon që të zhvillohet një analizë detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën.

Lexo gjithashtu:  Çfarë ndodhi në Tiranë? Dy vajza dhe një djalë marrin peng dhe dhunojnë të riun, reagon policia

Përveç raportimeve për punën e deritanishme, vëmendje do t’i kushtohet edhe zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në vitin pasardhës, në 2027.

Lexo gjithashtu:  Greqia ndalon përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç, ja kur hyn në fuqi vendimi

Po ashtu nesër do të zbulohet nëse të njëjtët drejtues do të kenë në dorë drejtimin e qarqeve që patën deri më sot apo do të ketë ndryshime.

Published inNews