Skip to content

Skandaloze! Kryeministrin Albanese e nxjerrin jashtë nga xhamia besimtarët pasi shkoi ti vizitonte

Kryeministri australian u përball me fishkëllima dhe kundërshtime nga protestues gjatë një vizite në xhaminë më të madhe të vendit.

Anthony Albanese dhe Ministri i Punëve të Brendshme i Australisë, Tony Burke, iu bashkuan besimtarëve në xhaminë Lakemba në Sidnei për faljet e Bajramit të premten.

Video nga ngjarja tregoi disa protestues që ndërprenë lutjen duke u thënë atyre “largohuni!” dhe duke i quajtur “mbështetës të gjenocidit” apo “qen të qelbur”.

Lexo gjithashtu:  Aks*dentohèt rèndë gruaja e kengetarit shqiptar 8 muajshe shtátzènè! E cojne me urgjènce ne spítál por...(Video)

Lexo gjithashtu: Gati sa nuk u konfrontuan fizikisht përballja në GJKKO, Dumani-Alibejt: Do t’më nxjerrësh mashtrues
Një roje sigurie u pa duke hedhur në tokë një nga personat që po bërtiste, përpara se ta shoqëronte jashtë.

Në një moment gjatë tensioneve, një organizator i kërkoi turmës të ulej dhe të ndalonte filmimin, duke thënë: “Të dashur vëllezër dhe motra, qëndroni pak të qetë” dhe “është Bajram. Është një ditë gëzimi”.

Lexo gjithashtu:  Top Channel po ‘plas’ për t’a lidhur me Mateon, e pabesueshme kjo që paska bërë Brikena e bigut

Por situata nuk u mbyll me aq pasi disa persona vijonin të bërtisnin “turp për ju” ndërsa politikanët largoheshin.

Disa anëtarë të komuniteteve myslimane dhe hebraike në Australi janë të zemëruar për qëndrimin e qeverisë ndaj sulmit të Izraelit në Gaza.

Kryeministri e përshkroi ngjarjen si “jashtëzakonisht pozitive”, duke shtuar se “nëse ke disa persona që bërtasin në një turmë prej 30,000 vetash, kjo duhet parë në kontekst”.

Lexo gjithashtu:  Pas ikjes se Ilir Vrenozit, Kristi ‘arratiset’ serish, Big Brother Vip merr vendimin e rende (VIDEO)

Ai tha se disa ishin të acaruar nga vendimi i qeverisë së tij, i njoftuar më herët këtë muaj, për ta shpallur organizatën islamiste Hizb ut-Tahrir si një grup të ndaluar urrejtjeje sipas ligjeve të vendosura pas të shtënave masive të dhjetorit në Bondi Beach të Sidneit.

Published inNews