Skip to content

“Për fat të keq….”, Kiara Tito rrëfen incidentin që i ka ndodhur Luizit

Luiz Ejlli ka pësuar një incident në këmbën e tij ditën e djeshme. Ai ndau në rrjete sociale një foto të këmbës së dëmtuar, duke e shoqëruar me humor ku shkruante: “Stenaldo shpëtoi, unë e hëngra”.

Ndërkohë, ditën e sotme Kiara Tito ka njoftuar përmes një InstaStory se çifti është detyruar të anulojë udhëtimin e planifikuar drejt Suedisë, ku do të merrnin pjesë për promovimin e filmit të tyre “Loja e Fundit”.

Lexo gjithashtu:  Çfarë ndodhi në Shkodër? Nuk iu bindën urdhrit për ndalim, makina tentoi të largohet me shpejtësi, pasagjeri qëllon me armë zjarri

Megjithatë, ata nuk kanë dhënë më shumë detaje lidhur me gjendjen e Luizit apo se si ai e ka dëmtuar këmbën.

“Me shumë keqardhje ju njoftojmë se nuk mund të jemi fizikisht në Suedi, siç ishte planifikuar për filmin Loja e Fundit. Për shkak të një incidenti të vogël në këmbë që Luizi ka pësuar, na është dashur ta anulojmë këtë udhëtim,” shkruan Kiara në postimin e saj.

“Për fat të keq....”, Kiara Tito rrëfen incidentin

“Për fat të keq....”, Kiara Tito rrëfen incidentin
Published inNews