Skip to content

40 ndryshime në Policinë e Shtetit/ Nis “furtuna”, kush janë SHEFAT e rinj…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka kryer një “valë” reformimi në uniformat blu pasi ka firmosur rreth 40 ndryshime.

Andi Banushi është emëruar zëvendësdrejtor, në Policinë e Elbasanit, duke zëvendësuar Krenar Guçen, i cili është transferuar si shef rendi në Përmet.

Lexo gjithashtu:  E bujshme! Debat i forte ne Kuvend! Ulsi Manja i tregon vendin Zegjine Çaushit: Mesoje se ka...(Video)

Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit nr. 2, ndërsa Gerald Toska merr drejtimin e Komisariatit të Fierit.

Ndryshime ka edhe në nivelet drejtuese të krimit, ku Dritan Muça është caktuar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj në të njëjtin post në Berat.

Lexo gjithashtu:  Hárròjeni Shkùrtîn! Párálájmëron mèteòròlogîa: Nùk do ta bèsòni, pas 7 ditèsh do ndòdhè námî

Oficeri i karrierës Islor Islami, i cili një ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Lezhës, është emëruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar. Ndërsa Erdit Rreçeku është emëruar shef komisariati në Peqin. Vendimi për të është marrë disa ditë më parë kur Hita shkarkoi zinxhirin komandues të komisariatit të Peqinit.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende, ka humbje jete
Published inNews