Skip to content

Avioni i kompanise se madhe me rreth 300 persona në bord përfshihet nga flakët

Një zjarr i vogël në një avion të kompanisë “Turkish Airlines” pasi u ul në aeroportin e Kathmandu.

Autoritetet u detyruan të mbyllnin përkohësisht aeroportin për rreth një orë deri në vënien nën kontroll të flakëve.Sipas aviacionit civil të Nepal, zjarri shpërtheu në marshin e uljes së pasëm të djathtë të avionit tip Airbus A330-300, i cili kishte fluturuar nga Istanbul drejt Katmandusë.

Lexo gjithashtu:  DALIN REZULTATET: Ja kush do të largohet sonte nga Ferma VIP!

Zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit, Gyanendra Bhull, deklaroi se të gjithë 277 pasagjerët dhe 11 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për të lënduar.

Lexo gjithashtu:  Ndarja nga jeta e sulmuesit në moshë të re, reagon me urgjencë Armando Duka

Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin, ndërsa aeroporti rifilloi operimet normale pas përfundimit të procedurave të sigurisë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit.

 

Published inNews