Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Korçë ku mësohet se një mjek kirurg i njohur ne qytet ka ngacmuar seksualisht pacienten 21-vjeçare.
Paraprakisht raportohet se kirurgu Nikolla Nunka ka ngacmuar seksualisht 21-vjeçaren e cila u paraqit në spital me dhimbje të forta barku e simptoma vjellje. Pas kontrolleve shëndetësore u caktua që e reja të bënte operacion apandesitin.
Por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet, pasi e reja ka denoncuar se mjeku i ka prekur pjesët intime me pretendimin se po kryen kontrollet mjekësore.
Mësohet se 21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa policia ka vënë në pranga mjekun 72-vjeçar, Nikolla Nunka.
