Skip to content

Pak kohe pasi e la gruaja, avokati Saimir Vishaj merr një vendim të rëndësishëm

Avokati Saimir Vishaj, një emër i njohur në fushën e drejtësisë shqiptare dhe me një karrierë të gjatë në avokati, ka njoftuar se ka marrë vendimin për të kandiduar për Kryetar të Dhomës Vendore të Avokatisë në Tiranë.

Pas një periudhe aspak të lehtë për të, ku i është dashur të përballet me sëmundjen e keqe dhe më pas me divorcin nga bashkëshortja, Vishaj ka zgjedhur t’i rikthehet fuqishëm angazhimit profesional dhe jetës publike.

Lexo gjithashtu:  Skandal në Big Brother VIP! Lende n*rkotike në shtëpi? Banorja plas “b*mbën”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vishaj ka njoftuar kandidaturën e tij, duke theksuar më tej nevojën për një përfaqësim më të fortë dhe më pranë çdo avokati, si dhe për një Dhomë Avokatie më dinamike, më transparente dhe më përfaqësuese.

Lexo gjithashtu:  Shkarkohet drejtori i lartë i shtetit, ja kush emërohet në vend të tij

“Me përgjegjësi dhe bindjen se avokatia ka nevojë për një përfaqësim më të fortë dhe më pranë çdo avokati, shpall kandidaturën time për Kryetar të Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë. Me respekt dhe besim në mbështetjen tuaj për një Dhomë më dinjitoze, më aktive dhe më përfaqësuese për të gjithë ne”, shkruan Vishaj ndër të tjera.

Lexo gjithashtu:  Po vjen ‘termet’ në Politikën Shqiptare! Eksperti zbulon detajet: Po behen gati goditjet e fuqishme, ja cfare eshte gatuar
Published inNews