Skip to content

Ngjarje e rende ne mbremjen e fundjaves

Një aksident i rëndë ndodhi të shtunën mbrëma në Oakland, Kaliforni, ku një makinë goditi këmbësorët pranë International Boulevard dhe 85th Avenue.

Ngjarja ndodhi rretho orës 23:00 ku deri tani janë raportuar tre persona te vdekur edhe pesë të tjerë të plagosur, dy nga të vilën në gjendje të rëndë.

Mediat raportojnë se një i mitur, i cili u arrestua nga policia. Nuk dihet ende nëse alkooli apo droga kanë qenë faktorë.

Sipas një dëshmitari shoferi u ngjit në trotuar duke përplasur njerëzit.

“Ai goditi një makinë blu, shtypi gazin dhe u fut në trotuar duke përplasur njerëzit. Pastaj iku me vrap. Po ecte shumë shpejt.”

Sipas zjarrfikësve, disa persona u dërguan në spital me lëndime të rënda, ndërsa tre të tjerë, përfshirë edhe shoferin, morën trajtim për lëndime të lehta.

Lexo gjithashtu:  Rekord historik! Ja sa bileta janë shitur deri tani për filmin e Luizit dhe Kiarës

Kryetarja e Bashkisë së Oaklandit, Barbara Lee, reagoi duke thënë se vendi po mban zi për jetët e humbura dhe zemrat e tyre janë me familjarët e viktimave.

“Oakland po mban zi për jetët e humbura në aksidentin tragjik. Zemrat tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur.”

Ndërkohë që autoritetetet nuk japin detaje te tjera mbi ngjarjen deri në zbardhjen e plotë te saj.

Aksidentet rrugore nuk janë rastësi, por një problem që po përsëritet, kujtojnë se një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në Modena të Italisë ditën e djeshme ku një makinë që ecte me shpejtësi të madhe goditi dhjetëra këmbësorë, brenda zonës së trafikut të kufizuar të qendrës historike.

Lexo gjithashtu:  Ngjarje e rende ne vend, polici vret aksidentalisht 67-vjecarin(Emri dhe detajet)

Shtatë persona u plagosën, të paktën dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Incidenti ndodhi në Via Emilia, kur makina që vinte nga Largo Garibaldi u përplas në një vitrinë dyqani. Shoferi, i cili u arrestua, është identifikuar si Salim el Koudri, ai është 31 vjeç, i lindur në Seriate (Bergamo) dhe jeton në provincën e Modenës.

Edhe në vendin tonë nuk kanë munguar ngjarjet me pasoja tragjike. Kujtojmë se 57-vjeçari Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga duke përplasur tre fëmijë të moshave 8, 9 dhe 12 vjeç. Si pasojë e aksidentit, humbën jetën dy të miturit, ndërsa një 8-vjeçar që ishte me ta mbeti i plagosur rëndë.

Lexo gjithashtu:  U ‘zhd*k’ pas vd*kjes se vellait! Miku me i ngushte i Gjestit befason: Ja cfare po i ndodh

Gjithashtu ditën e djeshme nje 44-vjeçar në Durrës, në gjendje të dehur, përplasi automjetin e policisë gjatë një ndjekjeje në zonën e ish-Kënetës. Sipas të dhënave, ai drejtonte një automjet pa targa dhe, pavarësisht sinjalizimeve për të ndaluar, ka vijuar lëvizjen duke refuzuar urdhrat e policisë. Gjatë testimit, rezultoi se shoferi ishte nën efektin e alkoolit me një nivel prej 1,4 mg/l.

Aksidentet rrugore mbeten një problem global ku janë të lidhura më shpesh me pakujdesinë, shpejtësinë dhe alkoolin, dhe se nevojitet më shumë sensibilizim për sigurinë rrugore për të shmangur tragjedi të tilla.

Published inNews