Pas ditëve që kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe spekulimeve në rrjet, Mateo ka zgjedhur të reagojë përmes disa postimeve në Instagram.
“Faleminderit nga zemra shqiptarëve nga e gjithë bota për mbështetjen pa kushte”, shkruan Mateo në postimin e tij.
Ndërsa në një tjetër story, ai ka ndarë një mesazh ku flet për shëndetin dhe rikthimin gradual në rutinën e tij të përditshme. Mateo tregon se kohët e fundit nuk ka qenë aq aktiv sa do të dëshironte në jetën profesionale, por shprehet optimist se shumë shpejt do t’i rikthehet stërvitjes dhe angazhimeve të zakonshme.

“Mos e neglizhoni stërvitjen, ushqehuni shëndetshëm, mbani një regjim të rregullt gjumi dhe kujdesuni për shëndetin tuaj. Shëndeti mbi të gjitha”, shkruan ai.
Mesazhi i tij është pritur me shumë komente pozitive nga ndjekësit, të cilët i kanë uruar shëndet dhe rikthim sa më të shpejtë në aktivitetet e tij.

