Skip to content

E bujshme/ Pas javësh në arrati, dorëzohet Polici i njohur! Tronditese skema që fundosi

Ish-oficeri i Policisë Irakli Koçiaj është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë pas disa javësh në kërkim. Ai ishte shpallur i kërkuar që prej 25 majit me urdhër të Prokurorisë së Sarandës.

Lexo gjithashtu:  E bujshme - rikthehet ‘makthi’ ne qytetin e madh ne Shqiperi, sapo ndodhi ajo qe askush nuk e priste...

Koçiaj ka qenë oficer i krimeve në zonën e Ksamilit dhe akuzohet për shpërdorim detyre.

Hetimi lidhet me dyshime për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Pas vetëdorëzimit, pritet që ai të dalë para Gjykatës në ditët e ardhshme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Lexo gjithashtu:  E fundit! Moti i frikshem, gjendje alarmante ne 1/3 e vendit! Priten permbytje te frikshme ne keto zona

Prokuroria e Sarandës ka arrestuar më herët tetë ish-efektivë të policisë të dyshuar për të njëjtën skemë.

Dy prej tyre, mes tyre ish-Shefi i Komisariatit, ndodhen në burg me masë sigurie 30 ditë. Pesë të tjerë janë lënë në arrest shtëpie dhe pritet rivlerësimi i masës.

Lexo gjithashtu:  Gjykátá Kùshtètuèse tjetër vèndîm kùndèr PS-së: 8m 0 prò opòzîtës
Published inNews