Skip to content

4 kandidatë japin dorëheqje si deputetë – Emrat

Partia Socialdemokrate (PSD) po përballet me një valë dorëheqjesh në qarkun e Shkodrës, pas largimit të dy deputetëve të saj, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo. Tani, edhe kandidatët e radhës në listë po heqin dorë nga marrja e mandatit të deputetit.

Deri më tani, katër kandidatë nuk kanë pranuar të marrin mandatin, duke thelluar krizën e përfaqësimit për këtë subjekt politik në qarkun verior. Konkretisht, Migena Kallacej dhe Osman Teta nga lista e mbyllur, si dhe Bledar Mezini dhe Suada Kopshti nga lista e hapur, kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për të zëvendësuar dy deputetët e dorëhequr.

Lexo gjithashtu:  EKSKLUZIVE - Zbulohet kush eshte biznesmeni milioner i vrare ne Elbasan, e shkuara dhe bizneset e fuqishme te tij

Kjo situatë është veçanërisht e rëndësishme për Osman Tetën, i cili ishte kandidati i tretë në listën e mbyllur dhe pritej të merrte mandatin. Dorëheqja e tij, si dhe ajo e kandidatëve të tjerë, tregon për një situatë të vështirë brenda partisë, e cila duket se po kalon një periudhë pasigurie pas dorëheqjes së figurave kryesore si Tom Doshi. Mbetet për t’u parë se kush do të jetë kandidati i radhës që do të pranojë mandatin, në një kohë kur përfaqësimi i PSD-së në qarkun e Shkodrës po vështirësohet gjithnjë e më shumë.

Lexo gjithashtu:  Nga 12 tetori rregulla të reja të hyrje-daljeve në BE, policia del me njoftimin urgjent! Nuk do te kete me...
Published inNews 2