Skip to content

‘Me eshte thyer qafa dhe…’ Modelja shqiptare rrefen tmerrin e perjetuar nga dhuna cnjerezore e…

Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Cunmulaj, ka ndarë së fundmi me publikun një pjesë të ndjeshme të jetës së saj private, duke folur hapur për një periudhë të vështirë që lidhet me martesën e saj të parë.

Në një prononcim të sinqertë, Emina ka rrëfyer se ka qenë e martuar më herët me një shqiptar, por se kjo lidhje nuk ka funksionuar. Ajo e përshkroi eksperiencën si zhgënjyese, duke mos e fshehur hidhërimin që e ka shoqëruar atë periudhë.

“Ai më ka pa thyer qafën… se kam qenë e martuar me një shqiptar. Por nuk shkon, nuk shkon more vëlla,” – u shpreh Cunmulaj, duke i lënë të kuptohet ndjekësve të saj se lidhja ka përfunduar në mënyrë të vështirë.

IVF dhe përzgjedhja e gjinisë

Përveç kujtimeve nga e kaluara, modelja u ndal edhe tek një temë delikate që ka tërhequr vëmendje dhe diskutime: vendimi i saj për të sjellë në jetë djalin e familjes përmes procesit IVF (fertilizim in vitro).

Emina theksoi se IVF është një praktikë e zakonshme në SHBA, që u ofron çifteve mundësinë të realizojnë ëndrrën për t’u bërë prindër, si dhe të përzgjedhin gjininë e fëmijës përpara lindjes. Ky detaj, sipas saj, ka qenë një zgjedhje personale për të plotësuar harmoninë e familjes.

Lexo gjithashtu:  Vdes burri, detajet e renda

Një jetë e re me Sam Nazarian

Sot, jeta e Emina Cunmulajt ka marrë një tjetër drejtim. Ajo është e martuar me biznesmenin e njohur amerikan me origjinë iraniane, Sam Nazarian, i cili është themelues dhe drejtues i kompanisë SBE Entertainment Group, një nga grupet më të fuqishme në industrinë e hotelerisë dhe argëtimit në SHBA.

Lexo gjithashtu:  Tre ditë pas atentatit në Rinas ku u v ra Gilmando Dani, bëhet zbulimi i madh ne Nikël

Çifti kanë ndërtuar një familje të lumtur dhe janë prindër të tre fëmijëve: dy vajza dhe një djalë, duke u shfaqur shpesh publikisht si model i një familjeje të realizuar dhe të lumtur.

Lexo gjithashtu:  Ndodh mrekullia? Roberti i propozon Nora Istrefit sërish për martesë në emisionin e tij? (Video)

Published inNews 2