Skip to content

Qeveria miraton vendimin/ Sa do rriten pensionet nga 1 janari 2026

Qeveria ka miratuar vendimin që zyrtarizon dhënien e bonuseve mujore për pensionistët në Shqipëri, të cilat do të nisin nga 1 janari 2026, si pjesë e paketës së mbështetjes sociale.

Të gjithë pensionistët me vite të plota pune, që kanë pension deri në 40 mijë lekë, do të marrin një bonus prej 1 800 lekësh shtesë në muaj.

Lexo gjithashtu:  Situata në Partinë Socialiste nuk duket aspak e qetë

Ndërkohë, pensionistët urbanë me pension të pjesshëm dhe të ardhura deri në 22 mijë lekë do të përfitojnë një bonus mujor prej 800 lekësh.

Pensionistët ruralë, me të ardhura deri në 18 mijë lekë në muaj, do të marrin shpërblimin prej 1 mijë lekësh nga muaji i ardhshëm.

Lexo gjithashtu:  Edi Rama nuk e kap 30 qershorin, paralajmërimi “b*mbastik” i avokatit te njohur, nxjerr detajet ‘e cmendura’

Mbështetje financiare do të ketë edhe për kategori të tjera. Invalidët do të përfitojnë bonus mujor prej 600 lekësh, ndërsa përfituesit e pensionit familjar do të marrin shtesë 700 lekë në muaj.

Këto bonuse do të shpërndahen gjatë gjithë vitit 2026, ndërsa për vitin 2027 është parashikuar dyfishimi i vlerës së tyre.

Lexo gjithashtu:  Si qenka bere Ilir Meta, askush s’po e njeh! Reagon ashper miku i ngushte

Rritja që do të pësojnë pensionet në vitin 2026

Pensioni urban do të rritet me 1800 lekë

Pensioni urban i pjesshëm me 800 lekë

Pensioni rural me 1000 lekë

Pensioni familjar me 700 lekë

Pensioni i invaliditetit me 600 lekë

Published inNews