Skip to content

“Të lejohet arrestimi i Ballukut”

Ish-deputeti i PS, Petro Koçi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te rasti i zv/kryeministres Belinda Balluku për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi lejen për arrestim.

Koçi u shpreh se beson dhe shpreson që Parlamenti do të votojë “pro” kërkesës së SPAK, duke theksuar se Kuvendi ka përgjegjësinë kushtetuese për të dhënë lejen për arrest apo për çdo masë sigurie që mund të vendoset ndaj një zyrtareje të nivelit të lartë.

Lexo gjithashtu:  KOMPENSIMI për fëmijët nën 18 vjeç, do të përfitojnë edhe ata që kanë qenë…

“Unë besoj dhe shpresoj se Parlamenti do e votojë pro kërkesën e SPAK për lejen që duhet të japë Kuvendi për një arrest apo masë sigurie, që mund të jetë edhe arrest shtëpiak për zonjën Balluku” deklaroi Koçi.

Lexo gjithashtu:  Zhduket një avion me shume persona në bord, pak para mbërritjes

Sipas ish-deputetit socialist, procesi duhet të ndjekë normalisht rrugën ligjore, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje me standardet e reformës në drejtësi.

Lexo gjithashtu:  Kujdes nëse e bëni këtë veprim! MESAZHI i forte i Ambasadës amerikane për shtetasit vendas
Published inNews