Skip to content

Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari

Një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës është vetëplagosur me armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30-17:00 të pasdites së sotme (3 nëntor).

Burime pranë spitalit të Beratit dhe pranë Bazës Ajrore bëjnë me dije se ushtari me iniciale O.D. është vetëplagosur me një plumb në kraharor, afër zemrës.

Lexo gjithashtu:  Andi Bushati befason: Ja pse kreu i ri i SPAK nuk do e arrestojë Edi Ramën, ja ‘nderet’ e mëdha që i ka bërë

Pas marrjes së njoftimit, ushtari është nisur drejt Spitalit Rajonal të Beratit, teksa stafet mjeksëore i kanë injektuar dopaminë, raporton A2.

Lexo gjithashtu:  Drini Zeqo në një romancë me moderatoren e Top-Channel?

Gjendja paraqitet e rënduar, por dhe në gjendje shoku emocional dhe po shqyrtohet rasti për transportim drejt Tiranës.

Ushtari ishte në shërbim roje kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kishte shumë kohë që ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Lexo gjithashtu:  E rëndë në SHBA, babai hedh dy fëmijët e tij nga një garazh parkimi me 5 kate dhe më pas vret veten

Published inLAJMI