Skip to content

Emerim i fuqishem ne administraten shqiptare

Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së.

Ish-deputetja socialiste, e cila nuk arriti të rikthehej në Kuvend për vetëm 20 vota diferencë me Olta Xhaçkën, do të mbajë përgjegjësinë për kontrollin, cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve që konsumojnë shqiptarët.

Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, të cilat fillimisht u dekretuan dhe më pas u anuluan, ishin një tjetër mundësi që Gjylameti të merrte mandatin, por vendimi I fundit I Kushtetueses, bëri që përfundimisht ajo të mbetet jashtë Parlamentit.

Lexo gjithashtu:  E rèndë në Big Brother Vip, produksionin fshèh urgjentisht pamjet

Kryeministri paralajmëroi se, ashtu si në vendet e BE-së, edhe në Shqipëri ushqimet mund të bllokohen nëse nuk përmbushin kriteret e sigurisë. Sipas tij, vendi duhet të funksionojë me të njëjtat standarde, duke sinjalizuar një fazë më të ashpër kontrollesh, të paktën në letër.

“Edhe në Shqipëri do të funksionojnë kriteret e njëjta, që do të thotë se ushqimet mund të bllokohen sepse nuk përmbushin kriteret e sigurisë.” deklaroi Rama.

Lexo gjithashtu:  Kamioni del nga rruga, 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj 3-vjeçar

Ai shtoi se në skenarin më pesimist Shqipëria mund të detyrohet të importojë gjithçka që konsumon, një ekstrem që sipas tij kërkon “super punë” dhe “super vendosmëri” nga ana e vendimmarrësve, për të mos falur asnjë dhe askënd në emër të nevojës për të vazhduar punën.

“Gjithsekush duhet të vendoset në pozita përgjegjshmërie dhe pune,” theksoi Rama, duke e lidhur këtë proces drejtpërdrejt me afatet e integrimit europian. Sipas tij, Shqipëria ka përpara rreth 10 vite, nëse llogaritet viti 2030 si momenti i uljes në tryezën e BE-së dhe rreth 5 vite negociata, ndërsa puna për t’u bërë mbetet shumë e madhe.

Lexo gjithashtu:  PLAS TEK PD - Berisha e do jashte gares, Salianji ben levizjen e papritur ne minuten e fundit

Në këtë kontekst vjen edhe zhvillimi i fundit në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas ndryshimeve të shpeshta në krye të AKU-së, institucioni duket se do t’i besohet sërish një figure politike.

Published inNews